Mark Zuckerberg shënon fitime marramendëse gjatë pandemisë, bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë

Themeluesi dhe drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, e ka shtuar edhe më shumë pasurinë e tij në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Sipas “Bloomberg”, pasuria e Zuckerberg ka shkuar në 89.1 miliardë dollarë. Kështu, ai është bërë njeriu i 3 më i pasur në botë.

Me rritjen e pasurisë, themeluesi i Facebook ka lënë pas pronarin e Louis Vuitton, Bernard Arnault dhe financiarin Warren Buffet.

Arnalout ka humbur muajin e kaluar 21 miliardë euro dhe si pasojë pasuria e tij ka shkuar në 73 miliardë dollarë nga 94 miliardë dollarë që ishte. Ndërsa Buffet ka humbur 20 miliardë euro.

Pasuria e Zuckerberg një vit më parë ishte 66.5 miliardë euro. Ndërkaq, edhe shefi i Amazon, Jeff Bezos, ka pasur një rritje të madhe në pasuri, nga 135 në 147 miliardë dollarë.

Bill Gates mbetet njeriu i dytë më i pasur në botë. Pasuria e tij është 108 miliardë dollarë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto