Lista me shtetet më të fuqishme në botë/ SHBA në vend të parë, ja ku renditet Shqipëria

Së fundmi “Global Firepower” ka publikuar listën e vendeve nga shtetet më të fuqishme tek ato më pak të fuqishme për vitin 2021.

Në vend të parë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ndjekur nga Rusia dhe Kina. Në Evropë, vendin e 7-të e zë Franca, Italia të 11-tin, Gjermania të 15-tin dhe Greqia në vendin e 29-të.

Ndërsa në rajonin tonë, Shqipëria renditet në vendin e 113 në listën e 139 shteteve. Serbia renditet në vendin e 61. Së fundmi, Serbia ka marrë avionë Mig-19 dhe tanke të avancuar nga Rusia dhe ka një marrëveshje për t’u pajisur me dronë të armatosur nga Turqia.

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 133, Bosnje-Hercegovina në vendin e 121 dhe Mali i Zi në vend më poshtë, 123.

Ju mund të pëlqeni dhe këto