Zbulohet studimi, pasojat e frikshme që shkakton drita e celularit mbi shëndetin tuaj

Ka disa lloje të ndryshme dritash dhe ajo që emetohet nga ekranet e smartfonëve tanë, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë.

Shkencëtarët shprehen se drita që vjen nga telefoni na bën të dukemi më të vjetër. Ata kanë zbuluar se ekspozimi qoftë edhe në sasi të vogla ndaj dritës së celularit, rrit aktivizimin e oksigjenit reaktiv.

Nuk është sekret se ndryshimi i balancave në sfera të ndryshme sjell pasaoja të ndryshme dhe shpesh herë të padëshiruara e jo aq të këndshme.

Në këtë rast, çbalancimi shkakton stres oksidativ, çka do të thotë se qelizat dëmtohen për shkak të oksidimit të tepërt.

Shkencëtarët bënë një eksperiment për të parë ndikimin e dritës së telefonit tek qelizat trupore. Ata i ekspozuan këto qeliza për rreth një orë në ditë në një distancë prej 1 centimetër. Rezultati tregoi se procesi i oksidimit të qelizave u rrit me 80-90% nga pajisje si iPhone 8+, iPhone 6+ apo iPad.

Megjithatë, ky problem nuk është sudiuar imtësishëm dhe në thellësi ende, ndaj nuk mund të thuhet me saktësi se cili është ndikimi i dritës së pajisjeve elektronike në lëkurë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto