Test/ Zgjidhni një figurë dhe zbuloni pengesat që i keni ngritur vetes

Figura nr. 1

Psikika e brendshme ndërton gurin mes shkëmbit: Pasiguria

Imazhi i parë manifeston pavendosmëri dhe pasiguri, duket se është atje në qendër të një rruge me dy dalje dhe ne jemi të pavendosur përjetësisht nëse do të vazhdojmë djathtas ose majtas. Kjo zgjedhje tregon mungesë vetëbesimi dhe për rrjedhojë një paaftësi për të qenë në gjendje të përballesh me vendime të menjëhershme dhe të papritura. Ju duhet të rrisni vetëbesimin tuaj dhe nëse në jetë keni arritur disa qëllime do të thotë që diçka ia vlen, prandaj pse të mos jeni edhe më të sigurt dhe të kapërceni pavendosmërinë?

Figura nr. 2

Psikika internon paralelizmin e dy shkëmbinjve: Perfeksionizmi

A keni zgjedhur imazhin e dytë? Kjo do të thotë që vazhdimisht jeni duke kërkuar perfeksionizëm. Jini të kujdesshëm sepse ky kërkim i tepruar për përsosmëri mund të krijojë një pengesë të pakapërcyeshme për realizimin e projekteve tuaja. Kjo tregon që ju gjithmonë jepni më të mirën tuaj në gjithçka që bëni … Në fjalorin tuaj termi “gabim” nuk ekziston. Gjithashtu në këtë rast tejkalimi nuk është gjithmonë i mirë, prandaj përpiquni të dozoni kërkesën tuaj për përsosmëri në mënyrën e duhur dhe të jeni më tolerant ndaj vetvetes.

Figura nr. 3

Psikika internon vendndodhjen e harqeve në mal: Ankthi

Imazhi i tretë nxjerr në pah shqetësimin tuaj të tepruar… edhe për gjërat më banale, ju jeni vazhdimisht të tensionuar dhe të shqetësuar se mos bëni gabime, duke dyshuar edhe tek njerëzit me të cilët shoqëroheni. Fatkeqësisht, këto frikëra të vazhdueshme ju bëjnë të ndjeheni të pafuqishëm, derisa të humbni besimin në aftësitë tuaja.

Ne duhet të mësojmë ta njohim dhe kontrollojmë këtë kufi të vetes, përndryshe rrezikojmë të futemi në një gjendje ankthi që do të rris pasigurinë tonë. Mos harroni se nëse ankthi mbizotëron në psikikën tuaj, rrezikoni të jetoni në një gjendje të vazhdueshme frike dhe për këtë arsye mund të humbni kontrollin e realitetit.

Burimi: RevistaPsikologji.com

Ju mund të pëlqeni dhe këto