Flower
Flower

Studiuesi bën deklaratën e fortë: “Në këtë ditë dhe orë është krijuar bota”

Ari Edelkoph, një rabin, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Pressing”, prej nga ku ka folur për ekzistencën e Zotit dhe për kuptimin që feja hebraike i jep krijimit të botës.

Ai thotë se dihet dita e saktë kur bota është krijuar dhe ajo festohet me një ditë që quhet “Rosh Hashanah” ose ndryshe “Koka e vitit”.

Kjo ditë festohet nga populli çifut, por rabini tha se nuk është patjetër vetëm festë çifute, pasi është festë e krijimit të tërë botës dhe njeriut, të burrit të parë Adamit dhe gruas së parë Evës.

“Është dokumentuar dhe ne e dimë se bota është krijuar 5778 vjet e gjysmë më parë, ndërsa njeriu është krijuar në ditën e gjashtë të krijimit”, tha Ari Edelkopf, në Pressing.

“Kjo është diçka që ne e mësojmë dhe e studiojmë dhe vetë Zoti na tregon në Torah (Teurat) se kur e ka krijuar botën, madje edhe në cilën pjesë të ditë. Jo vetëm ditën, por edhe kohën dhe çfarë ka krijuar në secilën ditë”, tha ai.

PRESSING

PRESSING

Gepostet von T7 am Mittwoch, 26. Juni 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto