“Si ndërhyri ambasadori anglez për lirimin e Ismail Qemalit”

“Le Journal” ka botuar, të dielën e 25 shkurtit 1900, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me arrestimin e Ismail Qemalit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Frankfurt. — Na shkruajnë nga Kostandinopoja në Gazetën e Frankfurtit :

Këshilltari i njohur i shtetit, Ismail Bej Qemali, u arrestua dje, gjatë natës.

 Ambasada angleze po kërkon lirimin e tij me arsyetimin se, gjatë demonstratave anglofile të muajit dhjetor, me iniciativën e Ismailit, ambasadori britanik mori nga Sulltani premtimin që Ismaili nuk do të shqetësohej.

Ju mund të pëlqeni dhe këto