Shkencëtari që fitoi çmimin Nobel: “Pas 30 vitesh do të takohemi me alienët”

Didier Queloz është fitues i çmimit Nobel në fushën e shkencës, pasi zbuloi planetin e parë jashtë sistemit tonë diellor.

Por së fundmi, Didier ka pretenduar se njerëzimi do të zbulojë jashtëtokësorët në 30 vitet e ardhshme. Sipas profesorit të astronimisë, ne s’jemi të vetëm në univers.

Didier

Ai fitoi çmimin Nobel ditën e martë për punën e tij si një “gjahtar planeti”. Didier zbuloni se qindra planete rrotullohen nga dielli jashtë sistemit tonë diellor.

Profesori i Universitetit të Kembrixh tha se është i sigurtë se në 100 vite alienët do të takohen me ne, por thotë se është më realiste që brenda 30 viteve shkencëtarët të krijojnë një makinë për të na lejuar të takojmë alienët.

Përpos profesorit Queloz që iu dha çmimi Nobel, edhe partneri i tij në kërkime, Dr. Michel Mayor, e fitoi atë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto