Shkencëtarët zbulojnë misterin e Stonehenge: Prej nga erdhën ndërtuesit e saj?

Stonehenge ka mbetur një prej mistereve më të mëdha të njerëzimit, një pjesë e të cilit mund të jetë zbuluar nga disa studiues në Londër.

Ata arritën të krahasonin ADN e nxjerrë nga mbetjet e njeriut neolitik në Britani me atë të njerëzve të gjallë në të njëjtën kohë në Evropë.

Kështu, ngrihet teoria se banorët e neolitit kanë udhëtuar prej Anatolisë, sot Turqia, drejt Iberisë, para se të vijonin në veri dhe arritën në Britani rreth 4000 vite p.e.s Migrimi në Britani ishte vetëm një pjesë e një zgjerimi të përgjithshëm, masiv të njerëzve nga Anatolia në Evropë.

Para kësaj, Evropa u popullua nga grupe të vogla që gjuanin kafshë dhe mblidhnin bimë të egra dhe butak. Një grup fermerësh të hershëm ndoqën lumin e Danubit deri në Evropën Qendrore, por një grup tjetër udhëtoi në perëndim në të gjithë Mesdheun.

ADN-ja zbulon se britanikët neolitikë ishin kryesisht të prejardhura nga grupet që morën rrugën mesdhetare.

Kur studiuesit analizuan ADN-në e fermerëve të hershëm britanikë, ata gjetën se ato më së shumti i ngjanin popullit neolitik nga Iberia (Spanja dhe Portugalia moderne). Këta fermerë iberianë kanë ardhur nga njerëzit që kishin udhëtuar nëpër Mesdhe.

Përveç bujqësisë, migrantët neolitikë në Britani duket se kanë futur traditën e ndërtimit të monumenteve duke përdorur gurë të mëdhenj të njohur si megalite. Stonehenge në Ëiltshire ishte pjesë e kësaj tradite.

Ju mund të pëlqeni dhe këto