Flower
Flower

Shkencëtarë bëjnë zbulimin historik/ Gjendet specia e lashtë njerëzore

Një zbulim i pabesueshëm është bërë nga shkencëtarët në Filipine, të cilët kanë gjendur mbetjet e një specie njerëzore që nuk ishte zbuluar më parë.

Mësohet se paraardhësi ynë i lashtë që është gjendur në ishullin Luzon të Filipineve, quhet Homo Luzonensis dhe është një miksim mes tre specieve njerëzore, dy më të vjetra dhe një më të re.

Shkencëtarët bëjnë të ditur se ky zbulim ka një rëndësi të madhe pasi vërtetohet teoria se njerëzit në atë kohë lanë Afrikën dhe shkuan në Azinë Juglindore, një mundësi që më parë cilësohej si e pamundur.

Trembëdhjetë mbetje njerëzore 67.000 dhe 50.000 vjeçare u zbuluan në shpellën “Callao”, në mesin e të cilave përfshihen dhëmbë, kocka, duar dhe këmbë. Këto kocka i përkisnin të paktën tre të rriturve dhe të rinjve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto