Flower
Flower

Nxirret në shitje qumështi i gjirit të njeriut për të rriturit, arsyeja do t’ju habisë

Disa kompani të huaja në botë, po investojnë shuma të mëdha për të realizuar një produkt qumështi pluhur që do të mund të konsumohet dhe nga të rriturit.

Për këtë po përdoret qumështi i gjirit të njeriut, për shkak se në të gjendet sheqeri oligosaharid, që po mundohet të sintetizohet nga ekspertë. Për shkak se ky përbërës tek qumështi i njeriut nuk metabolizohet gjatë tretjes, ai mund të sjelli shumë dobi tek të rriturit.

Nëse tek të sapolindurit HMO, forcon zhvillimin e trurit dhe të sistemit imunitar, përveçse parandalon infeksione të mundshme, ka një sërë avantazhesh edhe për të rriturit, pasi oligosaharidi shkon direkt në zorrën e trashë, ku ushqen bakteret e mira.

Edhe pse komuniteti shkencor është skeptik lidhur me këtë çështje, studiuesit amerikanë të shtëpisë farmaceutike ‘Abbot’ vijojnë studimet e tyre duke eksperimentuar. Tek të rriturit ky qumësht mund të luftojë problem me aparatin tretës, disa lloj alergjish dhe plakjen cerebrale.

Sipas ekspertëve, nëse studimet e para do të japin rezultatet e shpresuara, fitimet nga shitja e këtij qumështi priten shumë të majme, ku parashikimet flasin për 900 mijë euro në vit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto