Njihuni me shishen e uiskit që u shit për 1.5 milionë dollarë

 

Një uiski skocez 60 vjeçar, ka shënuar një rekord pasi u shit për 1.1 milion dollarë në muajin tetor, i markës Macallan.

Por më 29 nëntor, një shishe tjetër Macallan, 60 vjeçare, ka thyer rekorde, duke u shitur për 1.5 milionë dollarë.

Sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s, shishja u shit për 1 528 800 dollarë në një ankand të verërave e pijeve më të mira e më të rralla, zhvilluar në Londër.

Të dyja shishet e sipërpërmendura janë pjesë e një koleksioni prej 24 shishesh të vitprodhimit 1926. 12 prej tyre përmbajnë punë artistike nga Peter Blake dhe 12 të tjerat nga Valerio Adami. Shishja e shitur në tetor ishte pjesë e koleksionit Valerio Adami.

Kjo shishe, megjithatë, ishte një përjashtim i rralë, pasi ishte pikturuar me dorë nga artisti irlandez Michael Dillon.

Ju mund të pëlqeni dhe këto