Flower
Flower

NASA publikon fotot e para: Si do të duken banesat e njerëzve në Mars

Së fundmi, janë zgjedhur tre finalistët kryesorë nga NASA në mesin e ekipeve se kush do të ndërtonte banesat më të përshtatshme në Mars e Hënë.

Agjencia amerikane e Hapësirës e nisi këtë sfidë në vitin 2015, ndërkohë që secili prej modeleve të prezantuara është vlerësuar si në aspektin arkitekturor, ashtu në atë estetik e për qëndrueshmërinë e strukturës, por edhe tipare të tjera.

Një ekip nga Nju Jorku fitoi vendin e parë për strukturën e tij unike të spërdredhur, e cila vjen me disa vrima të vogla që lejojnë hyrjen e dritës natyrale. Ndërsa rivalët e tyre, pretendojnë se strukturat modulare që ata kanë krijuar mund të printohen edhe nga një sondë autonome.

Ndërsa grupi i tretë finalist ishte një grup inxhinierësh dhe artistësh që prezantuan një dizajn të përbërë nga 4 hapësira të dallueshme, përfshirë një që shërben për të rritur bimë. Tre grupet finalsite ndanë mes tyre një çmim prej 100 mijë dollarësh.

Ndërsa në raundin e ardhshëm, në muajin maj, finalistët do të printojnë modele 3D të dizajneve të tyre, ndërsa konkurrojne për çmimin e madh prej 800 mijë dollarësh.

Ju mund të pëlqeni dhe këto