Flower
Flower

Mos u ‘qani’ më! Këto janë vendet më të nxehta në botë, me temperatura deri në 75 gradë

1. Lugina e Vdekjes në Kaliforni, SHBA. Rekordi i përket vitit 1913 me 56.7 °C. Temperatura mesatare gjatë verës 47 °C.

2. Qyteti Aziziyah, Libi. Rekordi i vitit 1922, ishte 58 gradë °C. Çdo verë, temperaturat i kalojnë 48 °C.

3. Dallol, Etiopi. Fusha hidrotermale, zien vazhdimisht nga vapa, për shkak të burimeve të nxehta acide.

4. Wadi Halfa, Sudan. Gjatë vitit thuajse nuk bie fare shi. Në vitin 1967, temperatura i kaloi 53 °C.

5. Dasht-e Loot, Iran. Kjo pllajë shkretinore, ka temperatura shumë të larta. Maksimalja është vërejtur në vitin 2009:70.7 °C.

6. Tirat Zvi, Izrael. Në vitin 1942, rekordi i arritur ishte 54 gradë °C. Temperatura mesatare në verë, është mbi 37 °C.

7. Timbuktu, Mali. I ndodhur në skajin jugor të Saharasë, edhe në janar temperatura mesatare është mbi 30°C. Rekordi maksimal 49 °C.

8. Kebili, Tunizi. Ky qytet ndodhet në shkretëtirë. Temperatura më e lartë e regjistruar 55°C.

9. Ghadames, Libi. 7 mijë banorët e kësaj qyteze, përballen rregullisht me temperatura 40-55°C

10. Bandar-e Mahshahr, Iran. Qyteti prej mbi 120 mijë banorësh, përjetoi në verën e 2015-ës rekordin absolut të vapës:74 °C.

Ju mund të pëlqeni dhe këto