Flower
Flower

Ky shtet ofron punën e ëndrrave, fitoni 2100 euro në muaj për dy minuta punë

Së fundmi, Suedia ka hapur aplikimin për një pozicion pune që nuk kërkon shumë angazhim dhe paguan plot 2100 euro në muaj.

Kandidati që do ta fitojë këtë vend pune, thjesht do të hapi dhe do të mbylli një stacion treni në Korsvagen të Suedisë, që është duke u ndërtuar. Ai do të ndezi dritat në mëngjes dhe do të bëjë një procedurë të njëjtë në darkë, ndërsa ka lirshmëri për të lëvizur nga vendi i punës.

Mjafton që të respektoni oraret fikse të hapjes dhe të mbylljes së stacionit të trenit e ndërsa gjatë kohës së orarit të punës do të jeni të lirë të lëvizni.

Në këtë punë nuk ka asnjë limit nënshtetësie apo aftësie të veçantë, ndërsa kandidatën duhet të paraqiten në vitin 2025 kur stacioni të jetë gati për t’u hapur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto