Flower
Flower

Jetoi në fshehtësi gjithë jetën/ Zbulohet dash.norja sekrete e Hitlerit, mbesa e muzikantit të njohur

Në fshehtësi të plotë e pa vëmendje mediatike, Verena Wagner Lafferentz ndërroi jetë të premten e kaluar në shtëpinë e saj në Bovari, në moshën 98 vjeçare.

Verena ishte mbesa e fundit e stërnipit të Franz Liszt, Richard Wagner dhe në rininë e saj, ishte e dashura sekrete e Adolf Hitlerit, të cilin ajo e quante xhaxhi “Wolfi”.

E quajtur Dama e Madhe e wagnerianëve, ajo ishte mbesa më e vogël e kompozitorit të madh gjerman dhe e vetmja në familje që nuk kishte asnjë interes e talent për muzikën.

Babai i saj, ishte i biri i Wagnerit, Siegfried, ndërkohë e ëma ishte Winifred Marjorie, një angleze admiruese e çmendur e Fuhrer-it, ku u njohën në festivalin wagnerian të Bayreuth në vitin 1923.

Prej atij momenti Wagnerët nisën të takojnë Hitlerin, të cilin Verena e vogël mësoi ta quante xhaxhi Wolf me të cilin argëtohej duke ju ngjitur mbi këmbë.

Më pas në moshën 19 vjeçe miqësia e simpatia u shndërrua në passion: Verena u lidh sentimentalish me Hitlerin, i cili e shikoi me shumë vështirësi këtë marrëdhënie, duke e mbajtur sekret nga droja se njërëzit do ta pritnin keq ngaqë ishte lidhur me një femër 30 vjet më e re se ai.

Nga kjo histori ka pak dokumente, ndër të cilat një foto ku ajo është e veshur me të bardha, ndërsa qëndron në krah të Hitlerit që është kthyer nga ajo me një buzëqeshje të hutuar. Tre vjet më pas bën të ditur New York Times (që publikoi foton ekskluzive dhe i dedikon një nekrologji publike), Verena u martua me Bodo Lafferentz, një oficer i lartë nazist që vdiq në vitet shtatëdhjetë.

E dashura sekrete e Hitler jetoi 40 vitet e fundit në anonimitet në Bavari ku dhe u shua në një shtëpi modeste.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto