Flower
Flower

Rrezikon jetën e njerëzve në Tokë, NASA merr vendimin drastik për asteroidin që po afrohet

NASA ka marrë vendimin e parë të këtij lloji në historinë njerëzore, që është parë vetëm në filmat fantastiko-shkencor, si “Armageddon”.

Në vitin 2021, NASA do të godasi asteroidin Didymos për të ndryshuar trajektoren e tij, ndërsa misioni quhet “DART” (Double Asteroid Redirection Test).

Ky mision ka për qëllim që të godasi asteroidin më të vogël të çiftit që përbën sistemin Didymos dhe ndodhet 17 milionë km larg Tokës.

Ky sistem përbëhet nga një trup më i madh që ka diametër prej rreth 780 metrash dhe nga një hënë e vogël që quhet Didymoon dhe ka një diametër prej 160 metrash.

NASA ka bërë të ditur se ky çift asteroidësh nuk e kërcënon Tokën dhe është një objektiv ideal që njerëzimi të testojë ndryshimet në orbitën e një asteroidi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto