Ishulli që iu ofron pushime falas, si mund t’i përfitoni

Një ishull përrallor iu ofron disa pushime verore falas që mund t’i keni ëndërruar gjithmonë. E gjithë oferta vlen që frymëzimi t’iu vijë përsëri.

Ky ishull është në kërkim të shkrimtarëve, muzikantëve apo studiuesve që janë në kërkim të frymëzimit për të mbaruar librin apo studimin e tyre.

Ishulli ndodhet në Suedi, afër me Stockholm. Ai quhet Ideas Island ose ndryshe Ishulli i Ideve dhe aty nuk do të shqetësoheni për shpenzimet, pasi për një javë i keni çdo gjë falas.

Ishulli është në pronësi të shkrimtarit Frederik Hwren, i cili për një javë i jep çdo artisti mundësinë që të bëjë pushimet falas.

Ju mund të pëlqeni dhe këto