Historia e fshatit të braktisur nga njerëzit, legjenda: “Një xhind i keq me sy mace rri aty”

Në fshatin Al Madam, që është një orë larg nga qyteti i Dubait, shkretëtira po rimerr territorin e saj dhe po pushton gradualisht fshatin.

Thuhet se banorët e këtij fshati u larguan me nxitim, duke i lënë edhe dyert e shtëpive të hapura. Gjithçka ka nisur nga historia se Al Madam është një fshat fantazmë dhe është i pushtuar nga forcat e mbinatyrshme.

Vet fshati vizitohet nga shumë turistë kuriozë, që kërkojnë një eksperiencë ndryshe nga Dubai.

Në mungesë të informacionit përfundimtar për shkakun e braktisjes së fshatit, thashethemet për ndikim të mbinatyrshëm kanë qarkulluar gjerësisht.

Banorët e fshatrave të afërta tregojnë histori për një xhind të keq, që përhapet në Al Madam, një shpirt femëror me sytë e maceve dhe me macet nëpër duar.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto