Flower
Flower

Foto/ Ky është vullkani që nxjerr llavë blu e që ka shtangur gjithë njerëzit, ja se ku ndodhet

Një vullkan indonezian, i quajtur Kawah Ijen dhe që ndodhet në lindje të Java, gjatë ditës është si çdo vullkan tjetër, ku shpërthen llavë të kuqe intensive.

Por kur vjen nata, ngjyra e llavës ndryshon dhe kthehet në një blu fosforeshente, me flakë shumë të larta. Sapo dëgjoi për këtë fenomen të pazakontë, vullkanologu Martin Rietze shkoi menjëherë për ta dëshmuar personalisht.

Arsyeja e ndryshimit të ngjyrës vjen për shkak të sasisë së lartë të squfurit të pranishëm si në përbërjen e lavës vetë dhe jashtë. Prej momentit kur squfuri i lëngshëm kalon përmes kanaleve vullkanike derisa arrin sipërfaqen, ai ju jep një gaz potencial vdekjeprurës njerëzve.

“Njerëzit nuk duhet të përballen me një krater aktiv pa i njohur më parë rreziqet potenciale”, është shprehur Rietze.

Ky vullkan në të vërtetë lëshon dritat e një ngjyre blu elektrike. Flakët e këtij vullkani mund të shkojnë deri në 5 metra lartësi. Ky vullkan nuk është i vetmi në botë që paraqet këtë fenomen, i cili megjithatë mbetet shumë i rrallë. Në kohët e lashta edhe në Itali flitej për flakët blu që vinin nga Vezuvi.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto