Del në shitje ishulli privat i Pablo Escobar, pas tij fshihet një histori e pazakontë

Ishulli Saddleback Cay në Exuma, Bahamas, është nxjerrë në shitje. Ky ishull, që bie në sy nga bukuritë natyrore dhe plazhet me ujin e kristaltë, mban një histori të pazakontë mbi ‘supe’.

Trafikanti i njohur, Pablo Escobar, e ka pasur dikur në pronësi këtë ishull privat. Ai e përdorte si një rrugë për transportin e dro.gës.

Mirëpo, ishulli është përdorur dhe për të promovuar festivalin Fyre që nuk ndodhi kurrë. Ky festival luksoz i kërkonte njerëzve të paguanin deri në 49 mijë dollarë për bileta të klasit të parë.

Por në vend që pjesëmarrësit të zhvendoseshin në këtë ishull, ata priteshin në tenda dhe asnjë nga koncertet nuk u mbajt. Sipërmarrësi i këtij festivali, Blly Mcfarland, është dënuar me 6 vite burg dhe me një gjobë prej 26 milionë dollarësh.

Nga ana tjetër, ky ishull vazhdon të mbetet një parajsë në tokë. Ai ka një sipërfaqe prej 14.000 metra katrorë, me një shtëpi kryesore dhe kasolle të vogla. Atë mund ta blini për 12 milionë dollarë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto