Flower
Flower

Çudia shkencore/ Njihuni me burrin që kishte tre këmbë

Në vitin 1889, bota do të shikonte për herë të parë lindjen e të parit njeri me tre këmbë. Frank Lentini lindi në Siçili dhe vinte nga një familje me 12 fëmijë. Arsyeja përse Frank kishte tre këmbë, ishte për shkak se binjaku i tij, ishte bërë parazit në trupin e tij.

Kur ishte 8 vjeç, Frank u shpërngul në SHBA dhe prindërit e dërguan në një shtëpi për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Ai nuk e la veten pas dore dhe pavarësisht tre këmbëve, arriti të bëhej një showmen i njohur në cirkun “Ringling Brothers”.

Aty, ai mori pseudonimin Lentini i Madh. Frank jetoi deri në moshën 78 vjeçare dhe bëri 4 fëmijë të shëndetshëm, duke i dhënë një leksion të gjithëve se jeta duhet jetuar pavarësisht gjithçkaje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto