Çiftet të kenë kujdes! Ja ç’do të ndodhë në dyjavëshin e fundit të nëntorit për ata që janë në lidhje

Dashi: Çiftet e konsoliduara prej kohësh tani mund të mendojnë edhe për një fëmijë apo për të ndryshuar shtëpi, gjëra që do të realizohen brenda marsit të vitit 2020. Ndërsa për marrëdhëniet që janë prej kohësh në krizë nuk ka shumë për të thënë. Jepini fund! Krahasuar me të shkuarën, keni ndryshuar shumë. Tani mendoni më shumë për të ardhmen dhe nuk u kushtoni rëndësi xhelozive të kota. Me Venusin në shenjën tuaj, joshja juaj as që diskutohet. Edhe zemrat e vetmuara do të kenë shumë mundësi. Nëse në krah keni personin e duhur, do të nisni projekte afatgjata me partnerët. Fati shpeshherë është treguar i ashpër me ju në fushën e ndjenjave, por yjet tanimë janë në favorin tuaj.

Demi: Viti 2019 vazhdon të jetë i favorizuar në fushën e ndjenjave, por edhe kur yjet janë të shkëlqyera, prapë mund të hasemi me disa gjëra të vogla që për momentin na duken pengesa të pakapërcyeshme. Mos lejoni që pasiguritë e lindura gjatë muajit tetor të ndikojnë te ju edhe këtë muaj. Nëse vitin e kaluar jeni ndarë, do të nisni sërish një luftë të heshtur me ish-partnerët. Kujdes maksimal më datë 25, pasi java e fundit e nëntorit sjell debate për ata që janë në krizë. Kjo vlen edhe nëse i dashuroni shumë partnerët. Do t’i vini me shpatulla për muri duke menduar se s’janë të sinqertë. Vërini fre xhelozisë.

Binjakët:  Në nëntor, fusha e ndjenjave kërkon disi më shumë kujdes, pasi jeni përqendruar shumë në aspektin profesional. Disa nga ju janë zhgënjyer në marrëdhënie, por përpiquni të mos mbani mëri. Mos nisni më kot histori të reja vetëm sa për të pasur dikë në krah apo thjesht sa për t’u marrë me dikë. Çiftet që punojnë bashkë tanimë e kanë kaluar krizën e mesit të vitit, më e keqja ka kaluar. Nëntori sjell disa tensione, por të kapërcyeshme. Disa nga ju do të mbyllin problemet ligjore me ish-partnerët. Është periudha e duhur për t’i dhënë duart një të treti që ju shqetëson në marrëdhënie. .

Gaforrja: Nëntori do të jetë një muaj i qetë në fushën e ndjenjave. Ujërat do të trazohen pas datës 20. Në fund të muajit, Marsi do të nisë një kalim shumë të vlefshëm në shenjën tuaj. Marrëdhëniet e sapokrijuara duhen trajtuar me kujdes. Çiftet e konsoliduara prej kohësh nuk heqin dorë nga partnerët, pasi për ta përfaqësojnë qëndrueshmëri. E megjithatë, me mendje do të imagjinoni gjëra të ndryshme. Takimet e reja janë të favorizuara, sidomos ato në internet, por mos harroni se kujdesi s’është asnjëherë i tepërt. Një lidhje e krijuar në maj të këtij viti mund të finalizohet në diçka shumë të rëndësishme në 2020-ën.

Luani: Tensionet e forta në punë me karakter ekonomik nuk duhet të ndikojnë edhe në fushën e ndjenjave. E keni të vështirë të ruani qetësinë edhe në çift. Për shkak të debateve dhe zërit të ngritur pa qenë nevoja, rrezikoni t’i jepni fund një lidhjeje të mirë. Do të rikthehen debatet e vjetra, sidomos me të lindurit në shenjën e Demit dhe Akrepit. Një “ish” mund të bëhet i/e gjallë pas shumë kohësh. Marrëdhëniet e krijuara në këtë periudhë duken më shumë si lidhje nga inati sesa të ndjera.

Virgjëresha: Nëntori nuk do të sjellë lidhje të reja. Ata që janë të ndarë mes dy historish, do të marrin një vendim përfundimtar. Fundi i muajit do të jetë më i mirë. Është shumë e rëndësishme që këto ditë të tregoheni pozitivë. Martesat janë të favorizuara. Tensioni është i lartë dhe disa ditë do të jenë vërtet elektrizuese.

Peshorja: Historitë e dashurisë që janë mbyllur së fundmi do t’i harroni me kalimin e kohës, sepse duke nisur që prej dhjetorit do të jetë më e lehtë t’i ktheheni rutinës suaj. Jeni në prag të një faze ndryshimesh të mëdha që nuk ndikon vetëm në aspektin profesional, por edhe në atë të ndjenjave. Sigurisht që jo të gjitha çiftet do të kenë probleme, por mos hidhni hapa të gabuar. Tradhtitë do të zbulohen shumë kollaj.

Akrepi: Yjet favorizojnë shumë martesat dhe bashkëjetesat këtë muaj. Edhe pse zakonisht martesat organizohen gjatë verës, shumë nga ju do ta shohin vjeshtën si stinën e duhur për të zyrtarizuar një dashuri të madhe. Të lindurit në shenjën tuaj dashurohen shpesh me njerëz të pasigurt, ja pse shpeshherë keni konflikte në çift. Këtë muaj do të dalin në pah cilësitë tuaja më të mira. Ata që kanë kaluar një krizë, këtë muaj do të rifitojnë besimin e humbur dhe dëshirën për të dashuruar sërish. Pasioni do të shtohet shumë, sidomos në datën 19. Periudha është e favorshme edhe për çiftet që duan të bëhen me fëmijë.

Shigjetari: Datë shumë e rëndësishme do të jetë edhe data 27, ditë kur do të putheni nga shumë planetë miqësorë. Fitore të mëdha ju presin. Nëse në të kaluarën ju kanë penguar, tani s’do t’ia dalin më mbanë. Kujdes me lidhjet paralele. Takimet e reja janë të favorizuara. Bashkë me Diellin, më datë 22 vijnë edhe energji të reja.

Bricjapi: Nëntori do të sjellë më shumë qartësi në dashuri. Java e fundit do të jetë më interesante, madje edhe për çiftet që sapo kanë kaluar një krizë. Me të lindurit në shenjën e Peshqve, të Akrepit dhe të Virgjëreshës kuptoheni më mirë. Energjitë e fundit të muajit do t’ju bëjnë më tërheqës dhe interesantë, ja pse vendimet më të rëndësishme ju presin.

Ujori: Nëse keni kapërcyer sfidat e dy muajve të fundit, jeta në çift do të jetë më e qetë tani. Venusi favorizon takimet e reja. Arsyeja kryesore pse keni debatuar me parterët kanë qenë paratë në fakt. Nëse punoni të dy bashkë, problemet do të shtohen. Nëse doni t’i jepni duart dikujt, më mirë ktheni faqe pa shkaktuar ndonjë dramë të madhe. Marrëdhëniet më të rrezikshme për ju janë ato kur partneri kërkon të imponohet, ndaj bëni kujdes me ata të shenjës së Luanit, Akrepit dhe Demit. Lidhjet e krijuara në nëntor më së shumti bazohen te seksi. M

Peshqit:  Shumë nga ju s’kanë pasur kurajë të propozojnë për martesë, por tani duhet të përvishni mëngët. Dëshira juaj për të dashuruar është e madhe. Ata që janë tradhtuar, duhet të vendosin në duhet të falin dhe të çlirohen nga kjo barrë. Kjo është një periudhë plot me zhvillime të reja. Marrëdhëniet e nisura prej kohësh tani do të zyrtarizohen me një datë dasme. Periudha e duhur për ata që duan të bëhen me fëmijë është pas datës 26.

Ju mund të pëlqeni dhe këto