Çfarë duhet të bëni nëse takoni ish të dashurin?

Ndiqni disa këshilla se si duhet të silleni nëse takoni ish të dashurin:

Takojeni- Takojeni duke buzëqeshur. Nëse e shihni në rrugë mos ndërroni drejtim vetëm për shkak të tij. Nëse nuk ndjeni gjë për të, takojeni dhe buzëqeshni për t’i treguar sa mirë jeni pa të.

Mos flisni për të shkuarën- Edhe nëse ai përmend diçka sa i përket lidhjes suaj, mos ia zgjasni. Bëni sikur e keni harruar atë periudhë që keni qenë e lidhur me të.

Flisni për karrierën- Flisni më shumë për jetën profesionale se atë personale. Tregojini sa shumë gjëra keni arritur në karrierë dhe mos përmendi shumë nga jeta personale. Mjaftojuni duke thënë “Jam e lumtur”. Kjo gjë do t’i “vrasë” ata.

Largohuni duke nxituar- Bëni sikur nxitoni për diçka dhe largohuni. Ky veprim është një mesazh që i jepni “Nuk kam më kohë për ju”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto