Flower
Flower

Ana e errët e historisë/ Tre burrat e panjohur që parandaluan zhdukjen e Evropës nga shpë.rthimi i Çernobilit

Kur shpërtheu reaktori i Çerbobilit në prill të vitit 1986, shumë persona u përpoqën që të shpëtonin dhe të largoheshin sa më parë nga zona e infektuar.

Por, një skuadër e panjohur që ende nuk i ka marrë meritat e duhura, u fut direkt në një bodrum të Çernobilit pas aksidentit, për të ndaluar katastrofën që të përhapej në Evropë.

Tre burrat quheshin skuadra vetëvrasëse dhe, sipas vlerësimeve, pa veprimet e tyre, Çernobili do të kishte qenë një ngjarje edhe më e keqe, duke përhapur helmimet nga rrezatimi edhe për pjesën më të madhe të Evropës.

Kur shpërtheu një nga reaktorët bërthamorë, u fajësua një kombinim i dështimeve njerëzore dhe problemeve të projektimit. Por falë veprimeve të tre vullnetarëve, një situatë e tmerrshme u pengua që të bëhej plotësisht e paparandalueshme.

Siç bëhet e ditur, një pellg uji u gjend nën një reaktor të dytë dhe rrjedha e metalit të shkrirë, radioaktiv, po i afrohej shpejt. Nëse këto do të vendoseshin në kontakt, vlerësohet se do të dilte një shpërthim që do të shkaktonte evakuime masive dhe sëmundje rrezatimi; disa sugjerojnë se ajo mund të ketë zhdukur gjysmën e Evropës.

Sipas tij, “nëse kjo do të kishte ndodhur (kontakti) do të kishte shkaktuar një shpërthim të dytë të avullit që do të kishte bërë dëm të paimagjinueshëm dhe do të shkatërronte të gjithë centralin elektrik, përfshirë tre reaktorët e tjerë bërthamorë”.

Për ta parandaluar këtë të ndodhte, punëtorët duhej të kullonin ujin që ishte nën reaktorin. Por bodrumi ishte përmbytur dhe qasja në tuba dhe çezma ishte e vështirë dhe e rrezikshme.

“Skuadra e vetëvrasjes”, përkatësisht burrat me guxim u futën duke pranuar rrezikun. Atyre u tha se, nëse ndonjë gjë do t’u ndodhte, shteti do të kujdesej për familjet e tyre si një simbol i mirënjohjes. Edhe pse historia e asaj që ata bënë ka marrë përmasa pothuajse mitike, ata me të vërtetë vepruan në mënyrë vetëmohuese dhe në mënyrë të jashtëzakonshme. Për shkak se bodrumi ishte shumë radioaktiv, burrat kishin veshur tesha të veçanta, dhe, sipas legjendës urbane, të tre vdiqën pak pas kësaj nga Sindroma Akute e Rrezatimit (ARS). E vërteta është disi më pak dramatike, shpjegon Leatherbarroë. Asnjëri nga këta njerëz nuk vdiq nga ARS, dhe, në fakt, vazhdoi të punonte në industri.

Në librin, për të cilin Leatherbarrow ka kaluar pesë vjet duke studiuar dhe shkruar, pranon se “hyrja në bodrum, ndonëse e rrezikshme, nuk ishte aq dramatike sa miti”. Por, insiston se, në asnjë mënyrë nuk i zvogëlon veprimet heroike të burrave.

“Ata zbritën në një bodrum të dëmtuar, nën rrezikun e një bërthame të reaktorit të shkrirë që po digjej ngadalë drejt tyre”. Aleksei Ananenko, Valeri Bezpalov dhe Boris Baranov u bënë vullnetarë për një detyrë që mund të ishte edhe fundi i jetës së tyre.

Pa aktin e tyre të guximshëm, vlerësohet më tej, miliona të tjerë do të kishin vdekur për shkak të Çernobilit, jo vetëm në afërsi, por në të gjithë Evropën. Në fund thuhet se këta tre heronj, vetëm duke bërë punën e tyre, vështirë se janë “të përditshëm”. Ata vepruan pa menduar për mirëqenien e tyre dhe për asnjë përfitim personal. /Telegrafi

Ju mund të pëlqeni dhe këto