Flower
Flower

Kujdes/ Ky mesazh mund t’ju shkatërrojë celularin brenda pak sekondave

Çdo ditë që kalon, prodhohen mënyra të ndryshme për të bllokuar dhe infektuar celularin me viruse të shumëllojshme.

Kohët e fundit, rreziku po vjen nga një mesazh me një pikë të zezë, i cili dërgohet kryesisht në Whatsapp dhe Messenger.

Nëse prek pikën e zezë, Whatsapp-i do të bllokohet”, shkruhet në këtë ‘mesazh vrastar’.

messaggio-blocca-whatsapp_07165357

Deri më tani, është bërë e ditur se ky problem prek vetëm telefonat që përdorin sistemin “Android” dhe më të rrezikuar janë celularët pak të vjetër, të cilët bllokohen menjëherë dhe duan shumë kohë të rregullohen.

Ky mesazh formohet nga disa shkronja të padukshme dhe kur klikohet mbi të, ai provokon një dekodifikim të sistemit operativ të telefonit, duke sjellë si pasojë bllokimin e këtij të fundit.

Për momentin iPhone-t nuk janë ende të rrezikuar, por për të qenë të sigurtë, mos e klikoni këtë mesazh.

Ju mund të pëlqeni dhe këto