Kafe me gjalpë? I bën mirë shëndetit

Alkooli është shpesh një pije nga e cila jo rrallë na duhet të heqim dorë. Por edhe kafeina mund të jetë një tjetër ‘kandidat’ prej të cilit mund të na duhet të heqim dorë dhe që mbase na bën të krijojmë varësi. Një kafe pa kafeinë është zakonisht një zhgënjim, por ju mund të provoni në vend të saj çaj të nxehtë në mëngjes ose ujë të gazuar. Por, me zbulimin e kafesë nga rrënjët e luleradhiqes, tashmë ka një pije dekafeinato që i afrohet së shumti shijes së kafesë së dashur.

Bimët e luleradhiqes njihen si një bimë që ruan shëndetin, që japin efekte pozitive në çdo gjë: nga enjtjja, te toksiciteti i mëlçisë. Rrënjët e luleradhiqes kur janë të thata dhe përzihen me bimëve të tjera, si çikoret kanë një hidhësi të thellë dhe të tillë që ngjan shumë me shijen e frutit të kafesë.

Kjo lloj bime mund të jetë një bazë e përkryer për një pije pas darkës siç është kafeja irlandeze. Derisa të mos mundemi të pimë uiski, ne mund të shijojmë këtë kafe me pak gjalë melekuqeje pikant brenda saj për shije.

Si ta përgatisim

Kafe e nxehtë lulerradhiqeje me gjalpë
Porcionet: 8
Përbërësit
8 lugë gjelle gjalpë pa kripë, i zbutur
½ filxhan melekuqe (ose shurup panje)
½ lugë gjelle kanellë
½ lugë gjelle xhenxhefil
½ lugë ekstrakt i pastër vaniljeje
1 majë luge kripë
0.14 kg çaj (qese) rrënjë luleradhiqeje
12 gota ujë të vluar

Përgatitja
Në një tas të madh, përdorni një spatul për të bërë në një masë kremoze së bashku gjalpin, melekuqen, kanellën, xhenxhefilin, vaniljen dhe kripën. Në një enë të madhe që e duron nxehtësinë, zhysni qeset e çajit në ujë të vluar për 5 minuta, pastaj hiqini qeset dhe hidhini.

Ndërsa i shkundni qeset, me ngadalë derdhni lëngun e nxehtë të çajit në tasin me gjalpë, deri sa të përzihen plotësisht. Ndani çajin në 8 gota dhe shërbejeni menjëherë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto