Ju erdhën njerëz papritur në shtëpi, ja një ëmbëlsirë për 5 minuta

Në këtë artikull ne do t’ju tregojmë se si të bëni një ëmbëlsirë super të shpejtë për të qerasur miqtë që ju kanë ardhur në shtëpi papritur. Shumë e thjeshtë dhe me përbërës që me siguri që i keni në shtëpinë tuaj.

Buding me gjizë

Përbërësit:
• Gjizë (500 g)
• 3 lugë mjaltë
• Një portokall
• 120 g fruta të thata

Përgatitja:
1. Copëtoni frutat e thata duke u kujdesur për të lënë mënjanë disa fruta të plota për dekorimin përfundimtar.
2. Në pak ujë, zieni lëkurën e portokallit për rreth 2 minuta, pastaj e prisni atë në copa të vogla.
3. Bashkoni së bashku gjizën, frutat e thata të copëtuara, copat e lëkurës së portokallit dhe mjaltin. E përzieni derisa të ketë një formë kompakte.
4. Vendoseni përzierjen në formatin që ju dëshironi ose në tasa të vegjël. E niveloni mirë duke mos lënë hapësira ajri.
5. E lini të ftohet në frigorifer për 5 ose 10 minuta, pastaj mund t’i hiqni nga format dhe t’i shërbeni me fruta të thata.

Ju mund të pëlqeni dhe këto