Flower
Flower

Historike/ Publikohet fotoja e parë e një vrime të zezë

Ditën e djeshme, është publikuar pamja e parë e një vrime të zezë, një fotografi që është bërë nga teleskopi “Event Horizon” dhe ky zbulim u bë në një konferencë për shtyp.

“Shkencëtarët kanë marrë imazhin e parë të vrimës së zezë duke përdorur teleskopin Event Horizon nga qendra galaktike M87. Fotografia shfaq një unazë të ndritshme ndërkohë që drita lakohet me një gravitet intensiv rreth vrimës së zezë e cila është 6,5 miliardë herë më e madhe se dielli”, shkruan në Twitter stafi i “Event Horizon Telescope”.

Po shkruhet historia! Rrjeti global i teleskopëve ka qenë i angazhuar të shkrep imazhin e parë të vrimës së zezë”, ka shkruar NASA në “Twitter”.

Kjo konferencë u transmetua drejtpërdrejt në Bruksel, Santiago, Tokio, Washington dhe Taipei. Vrima e zezë konsiderohet një objekt masiv kozmik në hapësirë, që mund të thithë yje, planete, gaz ose ndonjë lloj rrezatimi elektromagnetik i cili i afrohet.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto