E ngrirë për së gjalli, si kjo grua u kthye në jetë pasi qëndroi për 6 orë pa rrahje zemre në temperaturat -30 °C

Një histori e jashtëzakonshme mbijetese i ka ndodhur një gruaje me emrin Jean Hilliard, e cila në kohën e incidentit në dhjetor të 1980, ishte vetëm 19 vjeçe.

Në atë kohë, temperaturat patën një zbritje shumë të madhe në zonën e Minnesotës, aty ku u gjend trupi i ngrirë i Hilliard i shtrirë në dëborë. Vajza 19 vjeçare kishte qenë duke shkuar për në shtëpi pas një vizite tek një shoqe, kur papritur, makina e saj rrëshqiti nga rruga dhe përfundoi në një gropë.

Për shkak të përplasjes, Jean vendosi që të largohej nga makina e saj dhe filloi të shkonte me këmbë drejt shtëpisë së shoqes së saj, e cila ishte aty afër. Por, temperaturat nën -30 °C ishin të padurueshme dhe pavarësisht mundit të saj, trupi i Jean nuk mund ta përballonte të ftohtin ekstrem.

Ajo u rrëzua pa ndjenja vetëm 5 metra larg nga dera e shtëpisë së mikes së saj, Wally Nelson. Shoqja e gjeti të shtrirë në dëborë Hilliard vetëm pas 6 orësh, kur doli nga shtëpia për të shkuar në punë.

Klima e ftohtë e kishte ngrirë komplet trupin e saj, duke e bërë të pamundur që gjymtyrët e saj të përkuleshin. Duke mos ditur çfarë të bënte, mikja e Jean e futi atë në makinë dhe e çoi në spital.

“Një fantazëm”, ishte fjala me të cilin ajo e përshkroi pamjen e ngrirë të Jean, për të cilën doktorët nuk dhanë asnjë fije shprese pasi e panë të ngrirë komplet.

Sipas mjekëve në atë kohë, trupi i saj ishte aq i ngurtë, saqë e bënte të pamundur që t’i vendosej ndonjë gjilpërë apo aparat mjekësor në të. Sytë e saj nuk përgjigjeshin ndaj dritave dhe temperatura në trupin e saj ishte aq e ulët, saqë asnjë termometër nuk mund ta lexonte.

“E kisha të pamundur t’i hapja gojën. Nuk ngrija dot dorën e saj, ajo ishte e fortë si gurë dhe e mbuluar nga akulli”, shpjegoi për mediat atëherë Dr. George Sather.

Megjithatë, për mrekulli, Jean arriti që të mbijetonte dhe t’ia hidhte paq këtij incidenti, ku jeton edhe sot e kësaj dite mjaft e shëndetshme.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto