“Do të mbyllet cikli i jetës në Tokë”, shkencëtarët paralajmërojnë se kur vjen fundi i botës

Një grup studiuesish të huaj, të udhëhequr nga profesori Albert Zijstra i Universitetit të Manchester, besojnë se shumë shpejt Dielli do të shkojë drejt fundit të ekzistencës së tij.

Sipas këtij studimi, që ka marrë rreth një dekadë kohë, në vitet e fundit të tij, kur Dielli është duke djegur hidrogjenin që i ka mbetur, do të shndërrohet në një gjigant të madh të kuq, duke u përhapur me 250 herë nga masa aktuale.

“Kur një yll vdes hedh në hapësirë gaz dhe pluhur kozmik në një sasi sa gjysma e tij. Pjesa tjetër është bërthama, që ndriçon në ngjyrë të bardhë dhe vazhdon të djegë atë pak karburant që i ka mbetur për të paktën 10 mijë vite të tjera, një kohë e vogël në astronomi”, thotë profesor Zijstra, një ndër emrat më me peshë në astronomi.

Kjo do të thotë se Dielli në këtë fazë do të ketë gllabëruar Tokën dhe të gjithë planetet e tjera të sistemit tonë, ndërsa sa për fatet e njerëzimit, mos u shqetësoni! Ne, nëse nuk do të jemi larguar prej këtu, do të jemi zhdukur prej kohësh.

Pas kësaj, mbërrin faza e pluhurit dhe e gazit hapësinor që do të qarkullojë nëpër hapësirë për miliona vite të tjera deri në momentin që do të nisë një cikël i ri, pra formimi i një tjetër sistemi diellor.

Teorinë e tyre, shkencëtarët e bazojnë në faktin që 90 për qind e nebulave të vrojtuara që prej fillimit të viteve ’90 tregojnë se rrjedhin nga një sistem i zhdukur. Dilema e tyre ishte nëse Dielli ynë ka masën e nevojshme për t’u shndërruar në një të tillë apo jo. Deri vonë besohej që jo, por pas analizave të fundit të kryera edhe falë zhvillimit të teknologjisë së superkompjuterave, rezultati del i kundërt.

Raporti i plotë studimor i shkencëtarëve ndërkombëtarë u publikua në revistën “Nature Astronomy”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto