Çfarë ushqimesh të marrim me vete në plazh dhe çfarë jo?

Kur shkojmë në plazh, jo gjithmonë e konsumojmë drekën nëpër restorante, madje shpesh herë marrim bukë me vete.

Edhe pse paninja klasike me proshutë e mozarela dhe një copë picë janë zgjidhjet më të shpeshta e të thjeshta, nuk janë më optimalet. Të pasura me yndyra dhe karbohidrate, ato rrezikojnë të ngadalësojnë tretjen dhe të na rëndojnë. Por edhe të kosumosht vetëm një sallatë perimesh ose sallatë frutash nuk është zgjidhje. Është mirë të kombinoni drithërat integrale si segali, elbi, farro, tërshëra, orizi integral ose peshku.

Ja 5 ushqime që duhet t’i merrni me vete buzë detit:

Sallatë jeshile për hidratim

Është një suplement natyral kundra të nxehtit. Është e pasur me ujë dhe minerale si kaliumi dhe magnezi të cilat favorizojnë diurezën dhe eliminimin e lëngjeve të tepërta, përgjegjëse për fryrjen dhe mbajtjen e lëngjeve. Gjithashtu është një burim i shkëlqyer i substancave antioksidante që favorizojnë mikroqarkullimin dhe asgjësimin e mbeturinave.

Pjepër për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme

Freskues dhe diuretik, ky frut është shumë i pasur me ujë, i dobishëm për të luftuar dehidratimin, sidomos kur temperaturat janë të larta.

Ka pastaj shumë substanca me veprim antioksidues si vitamina C, e cila stimulon prodhimin e kolagjenit, i dobishëm për të mbajtur lëkurën elastike dhe të ushqyer, si dhe betakaroten, pararendës i vitaminës A, shumë e çmuar për të mbrojtur lëkurën nga veprimi i dëmshëm i rrezeve të diellit.

Oriz integral për të fituar ndaj lodhjes së verës

Ka një përmbajtje të lartë mineralesh si kaliumi dhe vitaminat e grupit B si B1, B2, B3, B5, B6 dhe B9, të dobishme për luftimin e lodhjes verore dhe plogështisë.

Është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës E. Falë veprimit të tij anti-plakje, kjo substancë është nj super aleate e shëndetit të lëkurës. Përveç kësaj, siguron energji dhe ndjesi të ngopjes falë fibrave që e shkaktojnë këtë të fundit.

Sardele për të ushqyer flokët

Janë ideale për një drekë në një restorant në plazh. Sigurojnë yndyra të mira në sasi të bollshme, sidomos Omega 3, të cilat falë veprimit antioksidant, ndihmojnë për të mbrojtur flokët nga stresi oksidativ dhe i ushqejnë në thellësi.

Kajsi për të luftuar problemet e tretjes

Janë një tonik natyral. Furnizojnë trupin me energji e minerale. Janë të pasura me fibra, të dobishme për të kontraktuar shqetësimet e vogla të tretjes në verë si dhe me vitaminë A e cila mbron lëkurën nga ekspozimi në diell.

Ju mund të pëlqeni dhe këto