Flower
Flower

Bëhuni gati: Kjo është shenja e horoskopit që do gjejë dashurinë e jetës këtë verë

LUANI

Yjet dinë gjithçka, megjithatë në rastin e kësaj shenje duhet të falënderoni planetët për ndryshimet e reja në jetën tuaj në çift. Bashkëpunimi i Diellit, planetit udhëheqës të Luanit, me Saturnin dhe Marsin do t’ju ndihmojë që të gjeni më në fund dashurinë e vërtetë. Të gjithë ata që kanë dalë nga një marrëdhënie afatgjatë nuk duhet të frikësohen nga rreziku i dështimit, apo të mos qenit në lartësinë e duhur për të provuar emocione të reja, sipas living. Do të ndiheni gjithë kohës të mikluar dhe joshur nga personat që ju rrethojnë, si dhe më në fund do të mund të gjeni atë që kërkonit prej kohësh. Muajt korrik dhe gusht do të shoqërohen me flirtime dhe eksperienca të reja seksuale. Neptuni do t’ju bekojë me energji të reja kozmike që do të tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Në ndryshim nga lidhjet e mëparshme, marrëdhënia e re do të ngjizet edhe nga një kimi intelektuale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto