Bëhet analiza, koronavirusi mund të bëhet më i rrezikshëm gjatë dimrit

Dimri po vjen dhe tradicionalisht është koha e festave, por edhe e sezonit të gripit. Kjo ka rritur frikën se rastet me koronavirus do të shtohen kur stinët të ndryshojnë, ndoshta duke sjellë një valë të dytë të sëmundjes që mund të jetë edhe më e madhe se e para.

Sidoqoftë, parashikimi se si do të duket një dimër nën pushtimin e COVID-19 është kompleks dhe mbretëron pasiguria dhe ka arsye për të qenë të shqetësuar. Se sa i vështirë do të jetë një dimër në hemisferën veriore nuk varet vetëm nga koronavirusi, por nga sjellja jonë dhe suksesi, ose dështimi  i qeverisë.

Por ekziston edhe fusha relativisht e re e shkencës që tregon se një infeksion viral mund të bllokojë një tjetër, megjithëse me implikime ende të panjohura për koronavirusin.

A do të përhapet koronavirusi më shumë gjatë dimrit?

Kjo është një pyetje pa përgjigje por shkenca shkon drejt PO-së. Kjo kryesisht bazohet në ato që dimë për viruset e tjera. Ekzistojnë katër lloje të tjera të koronavirusit, të cilët shkaktojnë simptoma të zakonshme të ftohjes dhe secili përhapet më lehtë në dimër. Gripi, rhinoviruset, të cilët shkaktojnë edhe ftohjen e zakonshme, dhe virusi syncytial i frymëmarrjes (RSV) kanë sjellje të ngjashme.

“Mund të jetë sezonal, bazuar në viruse të tjera që priren të arrijnë kulmin në dimër”, tha Dr. Rachel Lowe, nga Shkolla e Higjienës dhe e Mjekësisë Tropikale në Londër.

Të gjithë viruset mbijetojnë jashtë trupit më mirë kur është ftohtë. Në këtë drejtim, Grupi Këshillimor Shkencor në Mbretërinë e Bashkuar për Emergjencat (Sage) thotë se një temperaturë prej 4C është “e preferuara” e koronavirusit.

Ndërkohë një raport i Akademisë së Shkencave Mjekësore vlerëson se mund të ketë 251,000 viktima këtë dimër në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo shifër tregon numrin R – numri i personave që çdo person i infektuar e kalon virusin tek tjetri – që rritet në 1.7. Ishte rreth 3.0 para shtetrrethimit dhe është nën 1.0 për momentin. Sidoqoftë, një rritje më e vogël e “R-së” do të çonte në një rritje të rasteve.

“Njerëzit janë të shqetësuar dhe kanë të drejtë. Është  e mundur të ketë një valë të dytë, është e qartë që ne nuk kemi arritur asgjë si imuniteti i tufës,”-tha Prof. Wendy Barclay, nga Imperial College London.

Rreth 5% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar janë infektuar me koronavirus deri më tani  ose me fjalë të tjera rreth 95% nuk kanë imunitet. Ndërkohë SHBA ka demonstruar se rastet mund të rriten nëse nuk ka kontroll mbi virusin.

A do të jenë problem viruset e tjera të dimrit si gripi?

Frika e madhe është se ne do të goditemi edhe nga grupi por edhe një valë të dytë të koronavirusit. Transformimi masiv i shoqërive dhe mënyra sesi sillemi nga larja e duarve tona, tek puna nga shtëpia duket se kanë pasur ndikim edhe te viruset e tjera.

“Distancimi social ka ulur numrin  e personave të sëmurë me grip por nuk mendoj se duhet të mbështetemi me këtë”, thotë Prof. Barclay.

Kjo është edhe arsyeja pse Mbretëria e Bashkuar është duke u përpjekur të zgjerojë kapacitetin e testimit në 500,000 në ditë dhe duke imunizuar një numër rekord njerëzish kundër gripit.

 Çfarë ndodh kur viruset bashkëveprojnë?

Një nga aspektet më të diskutuara shkencërisht dhe të pashpjegueshme të dimrit është se si koronavirusi, i quajtur zyrtarisht Sars-CoV-2, do të  bashkëveprojë me viruse të tjera. Viruset e frymëmarrjes të gjithë përpiqen të infektojnë të njëjtën “pasuri” si COVID-19 në trupin tuaj – hundën, fytin dhe mushkëritë. Dhe kjo mund të çojë në “konkurrencë”.

Studimet kanë treguar që një infeksion viral mund, në thelb, të “nxjerrë jashtë” një tjetër. Për shembull, një shpërthim i madh i rhinovirusit mund të ketë vonuar pandeminë e gripit të derrit të vitit 2009 në disa vende europiane.

Rrjedhimisht lind  pyetja: Si do të përshtatet Sars-CoV-2 ?

“Të dhënat tona  kanë treguar  se gripi  nuk ka bashkëvepruar me infeksione të tjera”, tha Dr Murcia. Ka pasur pak raste të regjistruara që dikush është infektuar me të dy viruset dhe rezultati ishte shumë më i keq se sa  vetëm një infeksion. Sidoqoftë, Dr. Murcia tha që lloje të tjera të koronavirusit duket se shkaktojnë infeksione në të njëjtën kohë me RSV, adenoviruset dhe disa viruse të tjera.

“Jam i shqetësuar për të tashmen dhe të ardhmen”, ka thënë tha ai.

Marrë nga Dosja.al

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto