3 mënyra të reja për të përdorur mjaltin

Po iu sjellim disa ide se si mund ta përdorni mjaltin në kuzhinë të kombinuar me përbërës të vecantë.

Spec djegës, koriandër dhe mjaltë

Përziejini 4 speca jalapeño (me kërcell dhe fara të hequra dhe të copëtuar) ose përfshijmë disa fara shtesë për nxehje ekstra, ½ thelpi hudhër (të copëtuar) dhe ¾ lugë kripë. I lemë për 10 minuta të zbuten. I përziejmë me 2 lugë gjelle mjaltë. I shtojmë ¼ koriandër të freskët të copëtuar. I shërbejmë mbi pulë të pjekur apo mbi perime.

Patate të ëmbla të pjekura me limon dhe mjaltë

Përziejmë sasi të barabarta mjalti, miso të bardhë (një lloj paste e bërë nga farat e sojës të fermentuara me birrë elbi ose orizi), lëng limoni dhe vaj canola në një tas. Mbulojmë copat trekëndore të patates së ëmbël me ⅔ e kësaj glazure. I pjekim në furrë në 230 gradë Celcius derisa të zbuten. I mbulojmë me glazurën e mbetur.

Mjaltë, Mançego dhe sanduiçë sallami

Përziejmë pjesë të barabarta të mjaltit dhe gjalpit të kripur të butë. I shpërndajmë mbi copat e bukës bagetë dhe i vendosim sipër copa sallami dhe djathë mançego (djathë tradicional spanjoll i bërë me qumësht deleje) ose lloj tjetër djathi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto