Zhaklin Lekatari: “Pro legalizimit të kanabisit, por kam një frikë”

Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë” është Zhaklin Lekatari, e cila është shprehur se është pro legalizimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri.

“Jam pro legalizimit të kanabisit, kam qenë prej shumë vitesh. Do i sillte përfitime të mëdha ekonomike Shqipërisë. Frika ime është nëse do jemi të aftë ta organizojmë diçka të tillë?

Do krijohen dy tregje, ai i ligjshëm dhe i paligjshëm. Do ketë një përplasje mes dy tregjeve? Do doja që këto të kishin përgjigje para se të merrej një hap i tillë”, ka thënë Zhaklin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto