Zhaklin Lekatari për fenomenin e botoksit tek personazhet publike: “Ndikojnë negativisht tek perceptimi që dikush ka për vete”

Zhaklin Lekatari është e ftuar sot në “Zonë e Lirë”, ku ka folur për fenomenit e botoksit tek femrat. Ajo ka treguar se nuk është kundra operacioneve plastike, por ka shtuar se ky fenomen ndikon negativisht tek perceptimi që dikush ka për veten, duke i ndikuar vajzat e tjera të bëjnë operacione.

“Sot pashe nje video te Kides dhe Loredanes ( te dyja kengetare) me gersheta duke kercyer bashke. E para nuk dallohej kush ishte njera dhe kush tjetra dhe e dyta, NA KENI NEVERITUR ME KETO OPERACIONE PLASTIKE, jeni te gjitha njesoj dhe nuk ju dallojme nga njera-tjetra. Duajeni veten tuaj para se ta ndryshoni komplet se do keni probleme me realitetin dhe sigurisht nuk jeni te bukura per t’u pare. Jeni vetem filtra instagrami tashme. #mosendryshoveten”, ka qenë statusi që Zhaklin ka bërë disa ditë më parë, nga i cili ka marrë shkas edhe biseda e sotme.

“Sot ti je cool nëse je si gjithë të tjerët, ‘rich girl face’. Ka një trend tek kirurgjia estetike dhe prandaj ngjasojnë shumë. Që nuk janë të bukura këto fytyra s’mund ta thuash, po dhe që të gjitha janë të bukura s’mund ta thuash”, tha Zhaklin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto