Zgjedhjet e nëntorit në SHBA/ A fiton Trump?

Agroland Rama dhe Mark Crawford të ftuar në “Zonë e Lirë” kanë folur mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor dhe arsyet pse mbështesin Donald Trump.

“Zgjedhjet e nëntorit në USA/ A fiton Trump?”, ka qenë pyetja për të cilën janë përgjigjur dy të ftuarit.

“Unë jam nënpresidenti i Partisë Republikane për Diasporën. Shqiptarët në Michigan do jenë të rëndësishëm gjatë zgjedhjeve”, tha Mark.

“Gjysma e familjes time janë në Amerikë. Trump jo vetëm që do e rifitoj këtë mandat, por njëkohësisht ai ka edhe lidhje për shkak të librave të tij që kam përkthyer, kam bërë edhe libra për të. Po ta shikosh me vëmendje, të gjitha shtetet që janë pro Donald, janë shtetet që janë goditur më shumë nga koronavirusi. Trump është një nga garantuesit e kësaj gjëje për të shpresuar ne tek ëndrra amerikane”, tha Agroland.

“Kur bëhet rrëmujë në Amerikë, ka efekt këtu. Sa më shumë marrëveshje paqësore, ka efekte pozitive. Trump bën rezultat”, shtoi Mark.

Ju mund të pëlqeni dhe këto