Zgjedhje të reja në mars 2020? Çuri: “Do ketë, ka tension në ajër”, Cako: “Më 2021 bëhet Shqipëria Etnike”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Arjan Çuri dhe Alfred Cako. Ata i janë përgjigjur pyetjes që Çani shtroi në emision nëse do të ketë zgjedhje të reja në mars 2020 apo është bllof i Ramës.

“Unë them që ka folur drejt sepse mund të ketë zgjedhje për Shqipërinë Etnike, pra Kosovë dhe Shqipëri bashkë. Rama mendon që do ketë, ndërsa unë them që në vitin 2021 do bashkohet Shqipëria me Kosovën. Atë vit do bëhen zgjedhjet për Shqipëri-Kosovë bashkë. Unë parashikoj që s’do ketë zgjedhje deri më 2021”, tha Cako.

“Unë mendoj që do ketë sepse ka shumë tension në ajër. Në momentin që mbyllin reformat, ndërkombëtarët i thonë Ramës të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme”, tha Çuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto