Flower
Flower

Zekthi: “Diskuri shqiptar po bëhet nga Basha, vijimi i protestave do ta rrëzojë skemën ndërkombëtare”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e lirë”, kanë qenë të ftuar Fitim Zekthi dhe Arjan Curri, të cilët kanë folur mbi situatën politike në vend.

“Tre gjërat që mund të prodhojë lëvizja e opozitës: Në fakt ka prodhuar dy gjëra: ka bërë bashkë demokratët, të gjithë besojnë se Lulzim Basha ka hyrë në një rrugë serioze për të mposhtur Ramën. E dyta, është se diskursi shqiptar nuk bëhet nga tema të përcaktuar nga Rama, por nga tema të përcaktuara nga Basha. E treta, është vëmendja e ndërkombëtarëve ndaj këtij diskursi. Deri dje vëmendja ndaj nesh ka qenë zero, ndërsa tani mediat e huaja po shkruajnë mbi këtë problematikë”, tha Zekthi.

“Basha është në ndejkje të një diskuri anti-qeveritar, nuk e kam parë të përcaktoj një diskur në alternativën e së djathës. Basha e ka ekipin komandues jo fort të rregullt, përpos Monikës, e cila është një lloj Sali Berisha version femër. Përsa i përket axhendës së ndërkombëtarëve që janë akoma spektik mbi këtë aksion të opozitës, mendoj se Basha ende nuk ka bërë diçka për t’i bindur, pra mendoj se pika e dytë dhe e tretë (e atyre që tha Fitim Zekthi), nuk është realizuar”, tha Arjan Curri.

“Veç këtyre të treja pikave, mendoj se vijimi i protestës do bëjë që kjo skemë ndërkombëtare t’i rrijë ngushtë realitetit shqiptar. Nuk ka asnjë marrëdhënie ndërkombëtare pa këtë skemë, por nuk do të thotë që kjo skemë është e pandryshueshme, do ndryshojë sepse do i përshtatet realitetit shqiptar. Zgjidhja është vijimi i protestave”, tha Zekthi.

“Filloi ç’mitizimi i ndërkombëtarëve, e bëri zonja Kryemadhi”, tha Curri. “Ne vëmë re sot që Rama ka mbështetje zero nga Merkel,  ai ka mbështetje të disa burokratuesve të vegjël që rrinë nëpër zyra, situata do ta prishë skemën sepse nuk mund të rrijë dot e paqëndrueshme”, tha Zekthi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto