“Zbritja e kurbës do jetë më graduale”, mjeku Pipero tregon se kur mund të mbyllet epidemia: “Nga fundi i qershorit…”

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka qenë në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka thënë se tamponat në vend nuk mungojnë. Ai ka thënë se tek Infektivi janë në gjendje të rëndë tre pacientë.

“Ne kemi filluar mjekimin me hidroksilklorokinë ditët e para pas mjekimit janë shumë optimiste. Kemi më shumë se 30 raste që janë në mjekim dhe rezultatet janë të mira. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse ky medikament ka shumë efekte anësore. Është mirë të fillohet në atë që ne themi në stadin e dytë”, ka thënë Pipero për përdorimin e hidroksilklorokinës për pacientët.

“Deri tani nuk kemi asnjë të rikthyer që është shëruar nga koronavirusi dhe të jetë infektuar prap”, ka thënë Pipero. “Nga java e 5-6 fillon e thyen pandemia, nga java e 3-të e prillit, rastet do bien, duke qenë se kurba nuk pati majë të fortë falë masave të qeverisë, zbritja e kurbës duhet të jetë më graduale, do ta kemi pak më të gjatë bishtin e pandemisë. Unë mendoj që në rastin më të mirë nga fundi i qershorit do mbyllet epidemia në vendin tonë. Unë besoj që vera do të shfrytëzohet nga qytetarët ndoshta me një kufizim të vogël për pensionistët”, ka thënë Pipero.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto