Vjen lajmi i mirë, Europa Nostra merr në mbrojtje Teatrin Kombëtar: “Do financojnë për ta restauruar”

Aktori i njohur shqiptar, Neritan Liçaj,  ka qenë në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”. Ai ka treguar se organizata Eurpa Nostra ka marrë në mbrojtje Teatrin Kombëtar, si të parin monument  që rrezikohet të prishet.

“Europa Nostra do financojnë për ta restauruar Teatrin Kombëtar. Një nga financuesit kryesor të Europa Nostra është BERZH. Është një fitore e  madhe, ata vendosën që kjo godinë është vërtet një vlerë e trashëgimisë kultorore europiane, ia vlen të mbrohet.

Është një organizatë jo qeveritare, por ka mbështetjen e Këshillit të Europës. Nuk besoj dhe nuk uroj që kryeministri ta shpërfillte vendimin e Europa Nostrës, do ishte një katastrofë politike. Ne këtë betejë të mirë do ta çojmë deri në fund, derisa TK të restaurohet”, ka thënë aktori.

Ju mund të pëlqeni dhe këto