Flower
Flower

Video/ Visjan Ukcenaj i bën dhuratën më speciale djalit të tij

Aktori i njohur shqiptar, Visjan Ukcenaj, është një personazh shumë i komentuar në showbiz-in shqiptar, i cili disa muaj më parë u bë baba për herë të parë i një djali, i cili quhet Divin.

Mbrëmjen e sotme, Visjani ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, prej nga ku ka sjellë këngën e tij më të re, të cilën ia ka dedikuar djalit të tij.

“Ne bëhemi të pavdekshëm vetëm nga veprat e mira që kemi lënë kur ishim gjallë. Kjo për mua është sekreti i të jetuarit”, është shprehur Visjani në studio.

“Ska si ti”, quhet klipi që Visjani ia ka dedikuar të birit të tij si një dhuratë për të, të cilën mund ta dëgjoni më poshtë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto