Vetëm 14 vjeç, Petrit Vullkani realizon 12 klipe në vetëm një muaj

I ftuar në “Zonë e Lirë” mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar Petrit Vullkani 14 vjeç, i cili ka që në moshën 8 vjeçare që këndon nëpër evente të ndryshme muzikore.

Ai ka rrëfyer se këndon jo vetëm nëpër evente të ndryshme në Elbasan e në Shqipëri, por edhe në Itali, ku menaxhohet nga babai i tij.

Petriti ka ardhur sot në emision për të promovuar 12 klipet e tij, të cilat i ka punuar në 1 muaj të vetëm.

“Ku i gjen lekët babai për të të bërë 12 klipe në muaj?”, e pyeti Arian Çani. “Babi, edhe ai është muzikant, bën pjesë në grupin tim sepse është saksofonist”, u shpreh Petriti.

Ju mund të pëlqeni dhe këto