“U zhduk si me magji, jam liruar komplet”, pacienti tregon si Ruzhdi Metali i kuroi mukozën

Doktori alternativ Ruzhdi Metali është i ftuar në “Zonë e Lirë”. Ai ka treguar rastin e një pacienti, që pasi trajtoi vajzën e tij nga diabeti, e kuroi edhe vetë atë nga mukoza.

“Vajzën e tij e shërova nga diabeti i tipit 1. Gjoni ka pasur probleme me mukozën”, ka thënë Ruzhdi Metali. Në një lidhje me Skype ka qenë Gjon Aliaj, i cili ka folur për trajtimin që i ka bërë doktori.

“Në tetor kam qenë aty me doktorin dhe vajza ka pasur diabet, tani ajo është shumë mirë. Në gusht bën një vit që kur filloi trajtimin me doktorin, vajza është 7 vjet dhe tani unë e konsideroj të shëruar. Pas një muaji pasi pastruam vajzën, më dha edhe një antiobiotik që e përdora për 25 ditë tek vajza dhe prej atëherë, vajza u kthye në dukje dhe në peshë sikur ishte para dy vitesh. Ka një energji të paparë, është një fëmijë i lumtur tashmë.

Në nëntor i shpjegova doktorit që kisha 22 vite që vuaja nga mushkëritë, nga mukoza. Ishte bërë një problem shumë i madh për mua. Kam bërë disa herë skanera, grafi dhe udhëzimet e doktorëve ishin që ke alergji nga pluhri, por nuk ke asgjë në mushkëri. Kur ia shpjegova doktorit si dilte mukoza, doktori më sugjeroi se e ke nga qumështi. Ndërprit çfarë ke të lidhur me qumështin, me kosin dhe duhet të bësh një analizë mikrobiologjike. Unë e bërë këtë analizë dhe ia dërgova doktorit, doli që ishte streptokok B. Mora disa ilaçe tek doktori, çfarë kanë qenë ushqime me qumësht e me djath, i kam eleminuar. Nga dita e parë që fillova, ditën e katërt ndjeva një pastrim total, sikur u lirova komplet. Kam mbetur i befasuar se sikur ishte zhdukur me magji ajo situatë që kisha vuajtur për vite të tjera. Të hënën përfundoi trajtimi dhe tani ndihem shumë i lehtësuar, i shëruar”, tha Gjoni.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto