U tha se u fut në burg se drejtoi makinën në gjendje të dehur, Arjan Korkaj zbulon të vërtetën mbi arrestimin e tij

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur shqiptar, Arjan Korkaj, për të promovuar këngën e tij më të re greke, që në shqip quhet “Surpriza”.

Teksa ka qenë në studio, Arjani ka bërë të ditur se kjo është kënga e tij e 15-të që bën në greqisht, ndërsa ka treguar arsyen përse ka ardhur i veshur me çizme dhe me një pardesy.

“Është një veshje artistike, që del në skenë. Njerëzit filluan gjykuan çizmet, kjo është një veshje artistike”, u shpreh Arjan Korkaj, ndërsa ka treguar edhe mbi arrestimin e tij që ndodhi para dy vitesh në SHBA.

“Jetoj prej 3 vitesh në Amerikë, punoj nëpër koncerte dhe në taksi në New York… Unë kam qenë dy ditë brenda në burg, nuk isha i dehur, por po devijoja sepse isha në celular e po përpiqesha të përktheja disa fjalë në anglisht që të merresha vesh me klientin. Policia më pa dhe aty më ndaluan se menduan mos kisha pirë. Testin e alkoolit ma bënë brenda në polici, doli 0, por më mbajtën në paraburgim në Florida se nuk ishin të sigurtë. Kjo ngjarje ka ndodhur para 2 vitesh”, u shpreh Arjan Korkaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto