“U errësova komplet”, Amarildo i kushton këngë tërmetit të 26 nëntorit

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë Amarildo Stafa, i cili ka sjellë këngën e tij me titull “Jeta vazhdon”.

Këtë këngë ai e ka shkruar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Vet Amarildo është nga Durrësi, por jeton në Bari të Italisë.

Deri tani ai ka nxjerrë 7 klipe. “Unë isha jashtë, isha në Bari natën e tërmetit. Kam disa njerëz në Durrës që shtëpitë u kanë dalë të pabanueshme. Shtëpia e prindërve të mi nuk ka pësuar dëmtime. Kur më kanë treguar shokët e familjarët, unë u errësova komplet. Doli spontanisht. Kisha projekt tjetër që do nxirrja, bëra këtë në kohë rekord”, ka thënë Amarildo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto