U dënua se mashtroi njerëzit, Ledion Muçaraku kërkon të hyjë në zgjedhje: “Do bëj koalicion me PS”

Ledion Muçaraku, i dënuar më parë për mashtrime duke ngritur skema piramidale, kërkon të regjistrohet në KQZ me partinë e tij “Luftojmë së bashku” për zgjedhjet e 25 Prillit.

“I jam drejtuar KQZ për t’u regjistruar si kryetar i partisë të ‘Luftojmë së bashku’. Do jem në koalicion me Partinë Socialiste se ajo gënjen më bukur. Unë s’do jem në parlament, do jenë deputetët e partisë time.

Avokati e ka përpiluar kërkesën që t’i drejtohem KQZ. Kur të jem unë koalicion, do ndryshoj diçka. Në datën 2 mars do ta dërgoj në email-in tuaj nëse regjistrohem në zgjedhje a jo”, tha Ledion Muçaraku.

Ju mund të pëlqeni dhe këto