Turizmi patriotik si mit dhe delir shqiptar/ Sazan Guri tregon 7 magjitë e vendit tonë

“Turizmi patriotik si mit dhe delir shqiptar/ Përse ndodh?”, ka qenë tema e diskutuar në emision ndërmjet Arjan Çurit dhe Sazan Gurit. Ambientalisti Sazan Guri i ftuar në “Zonë e Lirë” ka treguar 7 magjitë që ofron vendi ynë.

“Gjithë Italia nga dy anët, nuk ka asnjë lagunë dhe nëse ka, nuk ka me bashkëshoqërues. Kënetat, lagunat, kanë një ekosistem të tyren, janë aq të pasura, sa mund të ketë turizëm në vend vetëm për këto gjëra. Mund ta rritësh turizmin deri në 36 nivele të tjera, njëri vjen për historinë, tjetri për gjeografinë, etj”, tha Sazani, ndërsa ka përmendur se Shqipëria ka plazhe me rërë të zezë.

“Lë të kuptohet ti se në mënyrë të çuditshme, gjithë ky revolucionizëm, na ka bërë nder vetëm ne. Unë besoj që i ka bërë nder gjithë Mesdheut, këtë po e besoj. Për mua Mesdheu është një mrekulli. Këto që thotë Sazani janë karakteristika për të gjithë Mesdheun. Këto magji që po diskutohen që janë në Shqipëri, nuk po i vë në dyshim njeri. Meqë magjia e 5 ishte për rërat, për të qenë i saktë kërkova nëse ka plazhe me rëra të zeza dhe më dolën 23 vende, ne nuk na kanë përfshirë. E vetmja mrekulli që ne kemi këtu është gjuha dhe kultura, por këto të tjerat që thatë ju, i gjej dhe në vende të tjera”, tha Arjan Çuri.

“Nuk thua shyqyr që nuk na kanë përfshirë, Shqipëria sekreti i fundit. Duke qenë se ne kemi deta konstruktivë, deti e shpërndanë këtë rërë përgjatë bregdetit. Magjia e 6, vendi ynë bën pjesë në një nga këto gjerësi gjeografike, që prodhojnë një përqindje të rrezeve UV, kjo pro Vitaminë D, një nga ilaçet më të mira kundër Covid është vitamina C, D dhe kjo vitaminë që ekziston tek trupi, kur bie rrezja në të, kthehet në vitaminë D. Duhet ta nxisësh popullsinë të dalin në det, por edhe të nxisësh turizmin”, tha Sazani.

“Bëra një kërkim për Vitaminën D dhe kjo është globale, shkencëtarët thonë mjafton të përveshësh pak mëngët dhe të dalësh për periudha të shkurtra kohore dhe të të kapi dielli, merr vitaminën D”, tha Çuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto