“Ti ma more zemrën”, Devis Xherahu dhe Spanja Pipa risjellin serenatën korçare

Këngëtari i njohur shqiptar, Devis Xherahu, ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar “Zonë e Lirë”. Ai ka risjellë një serenatë të vjetër korçare “Ti ma more zemrën” me këngëtaren Spanja Pipa.

“Thashë do rikthehem sërish në identitet pasi bëra një koncert ku këndova serenata dhe i pëlqyen, do rikthehem tek serenatat. Spanja nuk u martua kurrë, rri me një shoqe. Spanja, e cila është 83 vjeçe tani, është modeli i një artisteje të kompletuar.

Mikja ime Spanja, mos më falendero mua. Ta kam thënë dhe ta them, falendero veten tënde dhe brezin tënd se pa ju s’do i kisha marrë këto perla. Je një nga gurët më të rëndë të serenatës korçare”, tha Devisi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto