“The Mister”, libri i ri nga autorja e trilogjisë “Pesëdhjetë hijet e Greit”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është e ftuar Manushaqe Bako nga shtëpia botuese “Dritan”, e cila ka sjellë librin më të ri me titull “The Mister”.

Ky libër është shkruar nga E. L. James, autorja e trilogjisë së famshme “Pesëdhjetë hijet e Greit”. Libri flet për Maksim Trevellien, një mashkull i pashëm dhe me lidhje aristokrate, jeta e të cilit ndryshon kur trashëgon titullin fisnik të familjes.

Jeta ka qenë e thjeshtë për Maksim Trevelliënin. I pashëm, me lidhje aristokrate dhe para, atij nuk i është dashur kurrë të punojë dhe rrallë ka fjetur vetëm. Por gjithçka ndryshon kur ndodh tragjedia dhe Maksimi trashëgon titullin fisnik të familjes, pasurinë, pronat dhe tërë përgjegjësitë që vijnë bashkë me to.

Është një rol, për të cilin nuk është përgatitur dhe që përpiqet ta përballojë.Por sfida e tij më e madhe është të luftojë dëshirën e vet për një grua të re enigmatike dhe të paparashikueshme, e cila ka mbërritur së fundmi në Angli, duke sjellë me vete një të kaluar të trazuar dhe të rrezikshme.

“The Mister” është një udhëtim magjepsës rreziku dhe dëshire që e lë lexuesin pa frymë deri në faqen e fundit. Në këtë libër është futur një personazh shqiptare, e cila quhet Alesia Demaçi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto